Zhvlerësohet leku, euro dhe dollari fitojnë pikë gjatë kësaj jave
Leku është zhvlerësuar ndaj valutave këtë javë. Euro shkëmbehet me 138.3 lekë, ndërsa dollari me 125.5 lekë. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se forcimi i valutave është ndikuar nga ecuria e bursave dhe kërkesa e lartë për monedhën europiane. Ndërkohë niveli i shkëmbimeve në këtë periudhë është relativisht i ulët.Leku ka humbur pikë ndaj valutave këtë javë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, dollari ka arritur në 125.5 lekë, duke fituar 0.5 lekë kundrejt javës së kaluar, ndërsa euro shkëmbehet me 138.3 lekë ose 0.4 lekë më shumë.Ecuria e valutave në tregun tonë valutor është ndikuar kryesisht nga bursat ndërkombëtare.Në këto të fundit, dollari është forcuar, gjë që është reflektuar edhe në tregun tonë.Ndërsa forcimi i euros është rezultat i mungesës së valutës në treg dhe kërkesës relativisht të lartë për monedhën europiane.Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se niveli i transaksioneve në këtë periudhë ka qenë relativisht i ulët.Forcimi i dollarit nuk ka ndikim të madh në ekonomi, pasi niveli i shkëmbimeve tregtare, por edhe veprimeve të brendshme me këtë monedhë është i ulët.Ndryshe ndodh me euron. Forcimi i saj penalizon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore.Nga ana tjetër, importet bëhen më të shtrenjta, çka paralajmëron rritje të çmimeve në treg.Me humbje del dhe qeveria, pasi do të paguajë më shumë për borxhin e jashtëm.Kjo situatë është në favor të eksportuesve, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.