Mehmetaj zgjidhet Zv. Presidente e Internacionales së të Rinjve Socialistë
Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë (IUSY), që u zhvillua në Tiranë nga datat 25-28 shkurt zgjodhi drejtuesit e rinj të kësaj organizate si dhe vendosi objektivat politike të përbashkëta që organizatat do të kenë në dy vitet në vazhdim dhe miratoi disa rezoluta.President u zgjodh z. Howard Lee nga “DAPSY” në Malajzi, ndërsa Sekretare e Përgjithshme u zgjodh znj. Evin Incir nga Suedia. Gjithashtu, u zgjodhën zv.presidentët e IUSY-t, ku një prej tyre ishte edhe deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht edhe Nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.Në fjalën e mbajtur menjëherë pas votimit dhe zgjedhjes si Zv.presidente e IUSY-t, znj. Mehmetaj shprehu kënaqësinë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë organizatë të rëndësishme dhe për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të reformave dhe të Shqipërisë.Kejdi Mehmetaj: “E di që ka shumë shqiptarë këtu, prandaj ju falënderoj për mbështetjen. Si një nga organizatat mikpritëse shpresoja që këto dy ditë do të jenë të paharrueshme për ju dhe që ky të jetë një nga kongreset më të mira. Shpresoj që t’u presim sërish në vitet në vazhdim në Shqipëri. Dua të falënderoj organizatat që vijnë nga Ballkani që më kanë mbështetur në kandidaturën time. Unë jam Nënkryetare e LRI-së dhe jam një deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe më duhet të them se forca jonë politike ka një histori suksesi përsa i përket mbështetjes së të rinjve dhe politikave për të rinjtë. Ne e themi me kënaqësi që në Shqipëri e kemi përcaktuar me ligj barazinë gjinore në vendimmarrje, që 50 % e të zgjedhurve të jenë femra. Ne duam solidaritetin, ne duam bashkëpunimin dhe besojmë vërtetë shumë që nëse jemi të gjithë së bashku zëri ynë do të dëgjohet”