Inspektoriati i Punës, Ylli: Puna ditën e shtunë duhet të ketë pagesë ekstra

Kreu i Inspektoriatit të Punës është ndalur gjatë së shtunës në një biznes fason ku ka parë nga afër kushtet e punës që ofronte ky subjekt. Dritan  Ylli deklaroi se puna gjatë së shtunës apo orët shtesë duhet të kenë një pagesë ekstra dhe i bëri apel të gjithë punonjësve që të denoncojnë nëse ka abuzime.Drejtori i Inspektoriatit të Punës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet kur nuk zbatohet Kodi i Punës. Gjatë një vizite inspektuese në një biznes fason ne njësinë nr.8 kreu i Inspektoriatit Dritan Ylli deklaroi se puna e bërë ditën e shtunë, apo cdo tejkalim i orëve duhet të kenë një pagesë ekstra .Ylli: Dita e shtunë këtu është punë, por paguhet ekstra për kalimin e orëne normale javore të punës dhe ne inkurajojmë çdo spipërmarrës të këtij sektori, por edhe të sekotrëve të tjerë që në rast se punojnë mbi orët normale të javës së punës duhet të ketë një pagesë ekstra për punonjësit. Kreu i Inspektoriatit të Punës deklaroi se  inkurajojnë  çdo biznes apo sipërmarrës, që të rrisë aktivitetin e vet për të krijuar vende të reja pune.Ylli: Të marrëdhënies së punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësve dhe për të krijuar një mjedis më të sigurtë, një mjedis më të denjë për qytetarët që janë në marrëdhënie pune.Inspektorati i Punës tregohet i vendosur që të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij, që puna e kryer nga çdo punëmarrës në tregun e punës në Shqipëri, të mos trajtohet në kushte skllavëruese./Oranews.tv/