Sulm kamikaz, vriten 11 persona mes tyre edhe fëmijë, 40 të plagosur

11 persona, mes tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në Afganistan. 40 të tjerë u plagosën, teksa ende asnjë prej grupeve ekstremiste nuk kanë marrë përgjegjësinë. Ngjarja vjen në prag të bisedimeve për paqe mes qeverisë dhe talebanëve, të cilat janë programuar për  tu mbajtur javën e ardhshme.Një sulm kamikaz në provincën e Kunarit në Afganistan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave, mes tyre edhe fëmijë. Autori i këtij sulmi i veshur me eksploziv,  drejtonte një motorcikletë teksa hodhi veten ne herë pranë një ndërtese qeveritare në qytetin e Asadabadit. Deri më tani përveç 11 viktimave numërohen edhe të paktën 40 të plagosurMes personave që kanë humbur jetën është edhe një  komandat i ushtrisë afgane. Megjithëse për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, autoritetet besojnë se pikërisht komandanti i cili ishte drejtues edhe i njërit prej fiseve më të njohura në qytet, Haji Kahn Xhan ishte objektivi i agresorit, pasi ushtaraku kish qënë i përfshirë në disa operacione kundër talebanëve gjatë vitit të shkuarSulmi kamikaz vjen në prag të bisedimeve për paqe mes qeverisë dhe talebanëve, të cilat janë programuar për  tu mbajtur javën e ardhshme. Delegatë nga Afganistani, Kina, SH.B.A dhe Pakistani zhvilluan një takim javën e shkuar në Kabul për të gjetur një rrugë drejt procesit të paqes në vend, proces që u ndërpre verën e shkuar pas lajmit të vdekjes së liderit të talebanëve Mullah Omarit.