Dy shqiptarë kapen me 2 milione euro heroinë në kufirin Mali i Zi- Kroaci

Dy shqiptarë janë arrestuar me 28 kg heroinë vlera e së cilës nëse do të shitej në treg do të arrinte në 2 milionë euro.Sipas mediave malazeze, droga përmes Malit të Zi do të kalonte në vendet e Bashkimit Europian. Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare e Malit të Zi drejt KroacisëDroga u gjet në makinën që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç ndërsa pasagjer ishte Andi Metani, 29 vjeç. Kontrolli u krye pasi kamerat speciale zbuluan ngarkesën."Droga e paketuar në 39 pako në formën e drejtëkëndëshit ishin vendosur mes motorit. Pasi u peshua u zbulua se sasia e drogës së sekuestruar ishte 27 kg e 588 gr" tha Jelena Perucica, përfaqësuese e administratës së doganës në një konferencë për shtyp të datës 26 shkurt 2016.heroina ne mal te zi heroina ne mal te zi heroina ne mal te zi heroina ne mal te zi/Oranews.tv/