Cliton fiton në Karolinën e Jugut, sulmon republikanin Trump
Kandidatja demokrate për garën Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hilary Clinton, ka siguruar një fitore bindëse në zgjedhjet në rang partiak në Karolinën e Jugut, duke lënë pas kandidatin tjetër, Bernie Sanders.Ekspertët gjykojnë se ky është një hap mjaft i mirë i Clinton, kur në horizont është e ashtëquajtura super- e marta e 1 marsit, ditë në të cilën do të zhvillohen zgjedhje në 11 shtete.Pas fitores, ish-sekretarja e Shtetit përshendeti mbështetësit e saj teksa mbajti edhe një fjalim përpara tyre. Nga podium ajo lëshoi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kandidatit republikan, Donald Trump, i cili ka preferuar të mbajë sloganin: "Le t'a bëjmë Amerikën sërisht madhështore.""Pavarësisht asaj që keni dëgjuar, ne nuk duhet që t'a bëjmë Amerikën sërisht madhështore. Shtetet e Bashkuara nuk kanë rreshtur kurrë së qëni të tilla. Në vend që të ndërtojmë mure, ne duhet që të rrëzojmë shumë barriera."Kjo ishte fitorja e tretë nga katër gara per Clinton. Ajo ka regjistruar rezultate pozitive në Iëova, Nevada dhe së fundmi në Karolinën e Veriut. Nga ana tjetër, Sanders, fitoi vetëm në garën e Neë Hampshire. Pas disfatës në Karolinën e Jugut, ai përgëzoi Hilarin por shtoi se tashmë vëmendja e tij është drejtuar tek super e marta e 1 marsit./Oranews.tv/