Marshimi e protesta paqësore “Mbro Parkun e Liqenit", mbillen fidanë

Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë ku aktivistë të shoqërisë civile në përpjekje për të prishur rrethimin për parkun e lojërave tëk Liqeni Artificial u përleshën me policinë bashkiake, këtë herë marshimi i tyre ishte tërësisht paqësor.Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës aktivistë dhe qytetarë me fidanë në duar e nisën marshimin e tyre nga "Parku Rinia"drejt Liqenit Artificial.Rruga drejt parkut të lojërave tek liqeni u shoqërua edhe me muzikë.Parku i lojërave rrethohej nga policia bashkiake, e cila nuk i ndaloi aktivistët dhe qytetarët të futeshin brenda rrethimit për mbjelljen e fidanëve.Në mbjelljen e fidanëve dha kontributin e saj edhe kjo shtetase nga Japonia.Pasi mbollën fidanët, nuk harruan të përsërisnin edhe njëherë kërkesat e tyre për kryebashkiakun Erjon Veliaj:“Duhet urgjentisht që Bashkia të ndalojë punimet, të hapë një debat publik. I bëj thirrje prokurorisë në radhë të parë të marrë masa për këtë që është bërë dhe pastaj të hapet debati publik. Ka njëmijë variante të tjera se ku mund të bëhet një kënd lojërash, por këtu në mënyrë kategorike jo”.Elian Tanini: “Kjo nuk është një hapësirë prej një këndi lojërash, nuk është një park lojërash por është një hapësirë dëfrimi që ka beton sipër dhe ne nuk duhet të lejojmë që toka, niveli dhe sipërfaqja e kësaj kodre në parkun e liqenit të kthehet ashtu siç duan pushtetarët tanë”.Për rreth dy orë aktivistë të shoqërisë civile mbollën rreth 100 fidanë në parkun e lojërave tek Liqeni Artificial.https://www.youtube.com/watch?v=FPmCE9Z-jCEshoqeria civile protesteshoqeria civile3 shoqeria civile2 shoqeria civile1/Oranews.tv/