Përmirësohet shëndeti i Gurishtës por nuk mund të udhëtojë drejt Tiranës

Shkon drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e futbollistit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili u dëmtua në fushë pasditen e së shtunës në ndeshjen Vllaznia- Laçi.Pak minuta para vërshëllimës finale të takimit, Gurishta bëri një përpjekje për të larguar topin më kokë dhe në të njejtën kohë futbollisti i Laçit, Valdani Nimani zgjati këmbën, por fundi i zgjatjes përkoi me kokën e shkodranit. Futbollisti i Vllaznisë qëndroi i shtrirë pa ndjenja në fushë.Një foto e postuar në facebook nga gazetari Gasper Marku tregon Gurishtën në spital. Ai informon se reagimi i parë pozivit ka ardhur në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 28 shkurt 2016.Ai informon se mjekët e spitalit të Shkodrës këmbëngulin që të paktën deri në hënën futbollisti nuk duhet të udhëtojë qoftë edhe me helikopter drejt Tiranës pa marrë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e parametrave të kërkuara të analizave përkatëse.Ndërkohë futbollisti shkodran përshëndet të gjithë ato që e mbështetën në këtë betejë për jetën12795268_10207462450231350_6539837308559357201_nerdenis gurishtahttps://youtu.be/WxzeqUTMTq4/Oranews.tv/