Bëhet gati pr/statuti i ri i PS-së, ndryshimet në zgjedhjen e kryetarit, transparencë financimeve

Komisioni për Reformën Statutore i mandatuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë përmbyll punën për ndryshimet dhe hartimin e statutit të ri të PS-së“Ka një sërë rrethanash që e bëjnë të nevojshme ndryshimin e statutit të ri të PS. Është reflektim dhe i problematikave të shfaqura dhe gabimeve të bëra” tha deputeti Fatmir Xhafaj në një prononcim për median nga selia e PS-sëSipas Xhafës statuti aktual ka të nevojshme të qartësojë më mirë të gjithë standardet lidhur me përfaqësimin gjinor, kontributet në parti , shmangien e konflikit të interesitNë draft nuk ndryshon parimi i zgjedhjes së kryetarit të partisë në bazë të parimit një anëtar një votë por “duke bërë specifikim të rastit kur partia është në opozitë dhe kur është në qeverisje”Ndërkohë risi janë dhe rregullat për financimin e partisë, ku sipas Xhafës garantohet transparencë e financimeve për fushatat zgjedhoreFatmir Xhafaj nënvizoi: Është i domosdoshëm ndryshimi tërësor i dokumentit themelor dhe miratimi I një satatuti të ri në Kongresin e 19 marsit" Kush janë ndryshimet kryesore dhe risitë bazë të pr/statutit- Sjell ndryshime në parimet themelore të veprimit politik duke theksuar fort parimin e kolegjialitetit, zgjedhshmërinë e strukturave- Statuti i ri vendos më shumë në fokus anëtarin e PS-së-Ka përcaktuar disa dispozita të tjera duke qartësuar dhe dispozitat lidhur me zgjedhjen dhe funksionimin e strukutrave kryesore të partisë, kryetarit, asamblesë, kryesisë dhe sekretariatit organizativ.-Përfaqësimi organizativ në legjilativ dhe organizativ, mënyra e përzgjedhjes dhe llogaridhënia e të zgjedhurve janë një sërë parashikesh të reja-Rrregulla për financimin e partisë. Garantohet transparenca maksimale për financimin e fushatës elektorale-Mban në themel Kryetari i PS-së zgjidhet sipas parimit një anëtar nëj votë por duke bërë specifikim të rastit kur partia është në opozitë dhe kur është në qeverisjenProjekt statute do i paraqitet Asamblesë Kombëtare për tia kaluar më pas Kongresit i cili ka autoritetin e plotë për ta shqyrtuar dhe miratuar këtë dokument të rëndësishëm për jetën e PS-së. Për herë të fundit statuti u ndryshua në 2011.