Bashkia e Tiranës do të rishikojë paketën fiskale për taksat e biznesit të vogël

Bashkia e Tiranës do të rishikojë paketën fiskale për taksat dhe detyrimet e biznesit të vogël. Vendimi u mor pas dy orë takimi mbrëmjen e së shtunës me përfaqësues të tregtarëve dhe pas dy protestave brenda javës.Pas takimit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj sqaroi publikisht se do të rishihet taksa e hapësirës publike vetëm në mënyrë sezonale për karriget dhe tavolinat në trotuar.Veliaj: Qytet pa taksa nuk ka. Që disa gjëra që i kemi në dorë ti modifikojmë. Fjala vjen nëse dikush e përdor lokalin dhe  hapët në dhjetëra tavolina vetëm gjatë verës le ta përdorin në mënyrë sezonale. Është një opzion që ne patjetër e japim. Në nuk duam të taksojmë diçka që nuk përdoret. Do të taksojmë vetëm atë që do të përdoret. Pra nëse dikush i hap karriget e veta në lulishte apo hapësira mes pallateve le ta paguajë për tre muajt e verës nuk ka pse ta paguajë gjithë vitin. Le t’i listojnë kërkesat, por të tilla që jo qytet pa taksa.Kishte kërksa të çuditshme: Ne duam të shesim rroba në rrugë. Unë nuk jam kryetar bashkie i Kabulit, por i një qyteti europian.Qyteti nuk është treg, qyteti ka tregje, por nuk është treg.Ishte një ore edukatë qytetarë.Biznesi do ti propozojë bashkisë së Tiranës një listë kërkesë me 12 pika për kategorizmin e taksave.Neranxi: Debati ishte shumë i madh. Debatuam për të gjitha taksat. Unë personalisht nuk isha dakord me gjithë paketën, të gjithë bashkë ne nuk ishim dakord me paketën, pavarësisht se në debat ata ndërhynë për disa taksa për të ndërhyrë tek ato vetëm. Nga debati i madh që patëm ramë dakord që të hënë të paraqesim 12 pikat tona, rreth orës 10.Na pritën në diskutim dhe të hënë do na japin një zgjidhje sepse na mirëkuptuan për momentin.Propozimet tona ishin: Të ngelen përsëri taksat siç kanë qenë në pushtetin vendor të parë. Aty patëm një debat vetëm tek hapësirat publike. Ata nuk donin që të ulnin kaq shumë, ti linin përseri me tarifat e para, por unë mendoj se të hënën do ta zgjidhim. Na premtuan.Adriatik Lapaj: Pas një takimi të gjatë ne si grup negociator, përfaqësues të bizneseve diskutuam dhe ramë dakord për disa pika kryesore:Së pari u ra dakord që biznesi nëpërmjet përfaqësues të vet, ditën e hënë do ti çojë propozimet të listuara bashkisë së Tiranës, e cila ishte e hapur për:1-Rinegocimin e tarifave përsa i përket zënies së hapësirës publike për kategori të caktuara dhe2-Rinegocimin e tarifës për tavolinat në rastet e bizneseve që kanë tavolina.Gjithashtu u bë fjalë edhe për mundësinë e marrjes me qera sezonale të sipërfaqeve të caktuara dhe disa pika të tjera.Bëj me dije që përfaqësia do të vendosi radhën e pikave që do t’u çohet. Nga ana e bashkisë pati një gatishmëri për ta negociuar, e ngurtë, më duhet ta theksoj, e ngurtë, por gjithësesi një derë u la e hapur për ditën e hënë dhe ne i bëmë të qartë se biznesi nëse nuk i merren parasysh kërkesat që do i çojnë do të jetë në shesh përsëri."Por a do të mbeten në fuqi taksat e vendosura për muajin janar?Veliaj: Jemi gati që të bëjmë një tolerancë për janarin, po të doni edhe për shkurtin. Pra nëse injoranca është argument, une them qe injoranca nuk eshte argument, sepse derisa e thashë 25 herë mund ta kishin dëgjuar. Për janar shkurtin jemi gati që të bëjme një rakordim të faturave nëse duan faturën e vjetër.Biznesi kërcënon se mos marrja ne konsiderate e kërkesave do t'i rikthejë ata në protesta para bashkisë.