Vihen në ndjekje të gomones, e gjejnë të braktisur në Karaburun

Një gomone rreth 7 metra e gjatë është gjetur e braktisur në ishullin e Sazanit.Burime nga policia kufitare e Vlorës, bëjnë me dije se blutë ishin vëvë në ndjekje të mjetit lundrues, pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative për vendodhjen e tij në pjesën veriore të Sazanit.Policia ka vënë menjëherë në dijeni për skafin edhe rojen bregdetare, e cila gjithashtu ka nisur kërkimet për kapjen e mjetit.Duke përfituar dhe nga errësira personat që ndodheshin në skaf janë drejtuar drejt gadishullit të Karaburunit ku kanë braktisur dhe mjetin dhe më pas janë fshehur në pyll.Policia kufitare ka vënë disa forca policiore për krehjen e zonës së Karaburunit ku dhe mendohet se janë fshehur personat që kishin mjetin tip skaf.Mësohet se mjeti ishte rreth shtatë metra i gjatë dhe me një motor të fuqishëm, që sipas policisë ka qenë i pa matrikulluar dhe do të shërbente për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.[caption id="attachment_687352" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Gomonia e braktisur Ne foto: Gomonia e braktisur[/caption]/Oranews.tv/