Votohet në 4 qarqe, Rama: Transformim me 5 mijë procese zgjedhore
Socialistët e Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shkodrës kanë votuar për të zgjedhur delegatët e kongresit të 19 marsit. Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i PS votoi në njësinë administrative Dajt duke e cilësuar të gjithë procesin zgjedhor një moment transformues të PS që e ndan atë me forcat e tjera politike.Rama: Janë procese zgjedhore që bëjnë qartësisht diferencën mes Partisë Socialiste dhe të tjerëve dhe ndërkohë, janë procese zgjedhore që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm zgjedhësish dhe zgjedhësesh në një moment transformimi të Partisë Socialiste.Kreu i selisë rozë ftoi qytetarët shqiptarë ti bashkohen partisë së reformave sic e cilësoi ai partinë e tij.Rama: Sepse është e vetmja fuqi që siguron e ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitet morale intelektuale dhe politike për të transformuar Shqipërinë përmes reformash që të tjerët, jo nguruan, por as guxuan t’i marrin përsipër, qoftë edhe parimisht, lerë pastaj që t’i vënë në jetë.Nga qarku i Tiranës do të dalin 128 delegatë.Koordinatori i zgjedhjeve për Tiranën Saimir Tahiri iu përgjigj në distancë kritikëve duke deklaruar se PS është parti e demokracisë së Brendshme.Tahiri: Kemi dhënë shembuj si forum politik që jo vetëm në qeverisje ndërmarrim reofrma shtet ndërtuese, por që edhe brenda PS jetësojmë parime demokratike si asnjë parti tjetër në Shqipëri.Në bashkinë Kamëz u votua për 16 delegatë ndërsa në Vorë për 6 delegatë.