Brexit? Shock në ekonominë globale

Ministrat e Financave të fuqive kryesore ekonomike në botë kanë paralajmëruar se ekonomia golabe do të pësojë një goditje të rëndë nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Europian.Deklarata e ministrave erdhi pas takimit dy ditor të vendeve anëtare të G20 në Kinë. Britania do të votojë në një referendum i cili do të mbahet më 23 qershor nëse do të qëndrojë apo jo në Bashkimin  Europian. Kancelari britanik George Osbourne, i cili ishte prezent në takim theksoi se kjo çështje konsiderohet mjaft serioze nga G20."Udhëheqësit ekonomikë të disa prej fuqive më të mëdha botërore kanë rënë unanimisht dakord se dalja e Britanisë nga unioni do të ishte një tronditje e madhe për ekonominë globale, dhe nëse cilësohet si një goditje e fortë për ekonominë botërore, imagjinoni se çfarë mund ti shkaktoj vetë Britanisë "-deklaroi OsbourneNdërkohë që kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson ka konfirmuar edhe një herë idenë e tij se dalja nga unioni do ta detyronte Brukselin të paraqiste një marrëveshje më të përshatshme për Britaninë. Vetëm duke u larguar nga bashkmi europian do të përfitojnë ndryshimet që na duhen - theksoi Johnson.