Bushati takon Nuland: Angazhim i qeverisë për të përmbyllur reformën në drejtësi

Gjatë vizitës disa ditore në SHBA, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim në DASH me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland të cilën e njëohur mbi zhvillimet më të fundit në vend, dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbylljen e  reformës në drejtësi.Ndihmës Sekretarja Nuland shprehu mbështetjen e SHBA-ve në proceset domokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik. Ajo shprehu mbështetjen për përmbylljen sa më shpejtë të reformës në drejtësi.Gjate vizitës në Uashington Ministri Bushati zhvilloi një takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtar, ku u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të partneritetit strategjik.Ministri Ditmir Bushati ishte i ftuar ne dy forume të politikës ndërkombëtare. Ai i njohu të pranishmit mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.