Tensione mes emigranteve në kufirin greko-maqedonas
Është tensionuar situata në kampin e Idomenit në kufirin greko-maqedonas ku emigrantët prej ditësh presin për të kaluar në Maqedoni.Mëngjesin e sotëm refugjatët të frustruar nga pritja e gjatë janë konfrontuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në rradhë për të marrë ushqimMijëra emigrantë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, kanë mbipopulluar kampin e Idomenit teksa Maqedonia prej 40 orësh refuzon të pranojë refugjatët" Kemi tre ditë këtu, në të ftohtë, pa ushqim dhe kemi shpenzuar gjithcka kishim me vete, duam vetëm të vazhdojmë rrugëtimin tonë" - u shpreh një emigrante nga Siria.Refugjatët u kanë bërë thirrje autoriteve maqedonase të hapin dyert, teksa mbi 6 mijë perona ndodhen për momentin në kampin e Idomenit, i cili ka një kapacitet maksimal prej 2500 personash, ç'ka ka bërë që shumë prej tyre ta kalojnë natën jashtë, pavarësisht temperaturave të ulëta.Në ditë më parë autoritet maqedonase mbyllën kufijtë, duke vedosur kuota minimale ditore. Ministri i Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski tha se situata është e vështirë dhe kjo kjo krizë nuk zgjidhet nëse nuk përfundon konflikti në Siri, Irak apo Afganistan.Ndërkohë të premten autoritet greke i kërkuan kompanive të trageteve që për momentin të mos e kryejnë udhëtimin për të sjellë emigrantët nga ishujt grek, aty ku zbarkojnë fillimisht nga Turqia.Reagoi menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, i cili ka kërkuar të githa vendeve ballkanike dhe europiane të hapin dyert./Oranews.tv/