Këndi i fëmijëve tek Liqeni, Veliaj: Do matrikulohet çdo pemë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje aktivistëve të shoqërisë civile të jenë pjesë e mbiqkyrjes së ndërtimit të këndit të lojrave për fëmijë tek parku i Liqenit Artificial për të verifikuar se nuk do të ketë prerje të pemëve, as lokal dhe as pallat.Madje shtoi se ka nisur procesi i inventarizimit dhe çdo pemë do të matrikulohet.“Të vijnë e të bëhen pjesë e mbikqyrjes civile. Kam nisur procesin për inventarizimin e çdo peme. Të matrikulohet çdo pemë dhe ta fotografojnë. Të shohin që aty s’do ketë as pallet as lokale. Një gjë është e sigurtë Tirana nuk do të bllokohet më”Gjithashtu sot janë mbjellur edhe 200 pemëKryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi sot një dëgjesë me shoqërinë civile dhe ambientalistët për këndin e lojërave për fëmijë te Liqeni/Oranews.tv/