Policia: Me koktej Molotovi është sulmuar edhe shtëpia e kryeministrit Mustafa

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media konfirmon se gjatë protestave të aktivistëve të opozitës është sulmuar me koktej Molotovi edhe shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas Policisë deri më tani janë gjetur gjashtë çanta me 39 shishe koktej Molotovi dhe 38 copë shishe me ngjyrë. Ato janë gjetur në sheshin “Adem Jashari” ku janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe objektit të kuvendit të Kosovës,në rrugën “Ilir Konushevci” te shtëpia e kryeministrit të Kosovës - (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera) dhe në sheshin “Skënderbeu”, (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej).