Hyn në fuqi armëpushimi, dy orë më pas sulme në Hama të Sirisë
Ka hyrë sot në fuqi armëpushimi i parë i përkohshëm në luftën civile pesë-vjeçare në Siri.Ndërprerjra e armiqësive dhe heshtja mes grupeve në konflikt nisi në orën 22 të së premtes, 26 shkurt 2016.Sipas mediave vendase, vetëm 2 orë pas vendosjes së armëpushimit një makinë bombë vrau dy persona në periferi të Salamiyeh, pranë Hamas.Nuk është e qartë se kush ka kryer sulmin, por viktimat ishin ushtarë.Një grup i posatshëm pune i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë një takim në Vjenë për të monitoruar shkeljet e marrëveshjes. Në prag të skadimit të afatit, presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi qeverinë siriane dhe aleatin e saj Rusinë se do të jenë të monitoruar.Deklarata erdhi pas raporteve se të premten, avionët rusë kishin intensifikuar sulmet ndaj rebelëve sirianë.I dërguari special i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, lajmëroi se negociatat për paqen do të nisin më 7 mars, gjithmonë nëse armëpushimi do të respektohet, duke shtuar se nuk kishte asnjë dyshim që asgjë nuk do ta pengojë këtë proces.Armëpushimi është ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia dhe është mbështetur nga një rezolutë e OKB-së.Marrëveshja përfshin forcat qeveritare dhe rebele, por jo Shtetin Islamik apo al-Qaedan e al Nusran. Më shumë se 250.000 sirianë janë vrarë në luftën civile të Sirisë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Oranews.tv/