Sondazhet e Ramës: 11% duan të anëtarësohen në PS, vetëm 3% në PD

Aktivitetin për anëtarësimet në 4 njësitë administrative kryeministri Edi Rama e ka nisur duke sulmuar opozitën për të cilën tha se ende nuk e ka marrë vetën nga disfata e zgjedhjeve të 2013-ës.Rama: T’i thuash opozita, Partisë Demokratike, është një eufemizëm. Fatkeqësisht, Shqipëria sot ka një problem madhor, që nuk ka opozitë. Ka dy qeveri, një qeveri të rënë nga kali dhe një qeveri të votuar për t’i grahur kalit të reformave.Rama u ktheu përgjigje kritikëve për mungesën e zgjedhjeve brenda PS,  por edhe PD për kushtet e saj për marrëdhniet me Kuvendin:Rama: Na thonë neve nuk bëjmë zgjedhje. Ne deri tani i kemi bërë nja 5 mijë procese zgjedhore në pak muaj. Këta që nuk kanë zgjedhur kurrë, por vetëm janë emëruar nga Saliu, i cili nga ana e vet është zgjedhur vetëm një herë dhe që atëherë nuk është zgjedhur më. Flas në parti, se në politikë është zgjedhur disa herë në Kavajë, por edhe Kavaja më në fund u dorëzua dhe nuk e mbajti dot më e i dha duart. Prandaj e ka merak të madh Elvis Roshin. E di që këtë që po them do ta shënojnë tek kushtet për të riparë marrëdhënien me parlamentin, por kjo është çështje e tyre. Ne nuk i ndihmojmë dot.Dy Ministrat e sulmuar më shumë nga opozita, Kryeministri i mori në mbrojtje në këtë mënyrë:Rama:  Rezistenca është rezistencë kundër reformave, nuk është rezistencë kundër Saimir Tahirit si person, apo Ilir Beqes si person, apo edhe meje si person. Ka patur dhe persona të tjerë në pozicionin tim, që janë sulmuar barbarisht dhe në momentin kur nuk kanë qënë më kryeministra, nuk është marrë më njeri me ta. Është çështje interesash.Kreu i PS foli për disa anketime sipas së cilave 11 % e shqiptarëve duhan të anëtarësohen në PS, ndërsa në PD vetëm 3%.E ndërsa ndërsa ndante kartat e anëtarësimit për të rinjtë në PS, Kryeministri rezervoi edhe një batutë për Pandeli Majkon:Rama: Pandeli mos më bëj kështu se edhe ky namuzi yt, që të gjithë të dinë me namuz duhet çmontuar si mit dhe ky. Jemi live tani? Po pse live po i themi këto gjëra ne?