Kongresi PS, zgjidhen sot delegatët nga Shkodra, Tirana, Durrësi e Kukësi
Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e Kongresit të 19 marsit nga qarku i Tiranës, Durrësit e Kukësit por dhe Shkodrës.Do të zgjidhen 168 delegatë për qarkun Tiranë dhe 52 delegatë për qarkun Durrës. Në Shkodër 1500 anëtarë do zgjedhin 32 delegatëtPrej orës 8:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites qendrat e votmit për zgjedhjet e delegatëve do të qëndrojnë të hapura.Kryeministri Edi Rama votoi në qendrën e votimit në njësinë administrative komuna Dajt. Ndërsa në selinë e PS-së është ngritur qendra e votimit për socialistët e njësisë nr 9 dhe 10.Rama bëri thirrje të rinjve tu bashkohen PS si e vetmja fuqi që siguron ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitetet morale, intelektuale dhe politike për të transformuar ShqipërinëEdi Rama tha : " "Janë procese zgjedhore që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm zgjedhësish dhe zgjedhësesh në një moment transformimi të Partisë Socialiste e cila po hapet dhe po rritet jo vetëm numerikisht por edhe në cilësinë e strukturës së saj duke synuar një reformim rrënjësor të strukturës,përbërjes sociale të çdo organizate. Ne jemi krenarë për Partinë Socialiste dhe shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje të gjithë atyre që duan të shikojnë një orë e më parë rezultatet e reformave tona që t'i bashkohen Partisë Socialiste sepse është e vetmja fuqi që siguron ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitetet morale, intelektuale dhe politike për të transformuar Shqipërinë përmes reformave që të tjerët jo nguruan po as nuk guxuan t'i marrin përsipër qoftë edhe parimisht. Lëre më pastaj që t'i vënë në jetë. Nëse reformat tona do të ishin bërë vite më parë, sot do të kishim një Shqipëri tjetër dhe me reformat që po bëjmë nuk përcaktojmë vitin tjetër por përcaktojmë Shqipërinë e 20 viteve të ardhshme". Votimi në KukësMbi 1700 anëtarë të Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës, janë ftuar këtë të shtunë në proçesin e votimit të delegatëve të kongresit. Vetëm në Bashkinë qytet janë mbi 500 votues. Nga procesi zgjedhor i kësaj të shtune do të dalin në total 17 delegatët sipas parimit "një anëtar, një votë" sipas kritereve të përcaktuara, 50 përqind e kandidaturave janë femra, 9 femra ku një e treta e tyre janë të moshës 18 - 25 vjeç. Proçesi ka filluar në orën 9.00 dhe pritet të përfundojë në orën 16.00. Deri më tani procesi po zhvillohet i qetë me një pjesmarrje të madhe të votuesëve ndërsa është ndjekur nga deputeti i zonës,Vehxhi Muçmata dhe këshilltari i koordinatorit të PS-së për veriu. Qendra e votimit për socialistët e Bashkisë Kukës është ngirtur në selinë e PS-së.Deri tani zgjedhjet janë zhvilluar në qarkun e Elbasanit dhe në Fier.

/Oranews.tv/