Opozita nuk do të ndalë protestat

Tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë thirrur një konferencë për media pas zhvillimeve të sotme brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

I pari i VV-së, Visar Ymeri, tha se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president i Republikës së Kosovës, pasi sipas tij, ai u zgjodh me anë të intervenimeve të dhunshme policore ndaj deputetëve të opozitës dhe qytetarëve protestues.Po ashtu, Ymeri tha se kjo u bë përmes një terrori psikologjik edhe ndaj deputetëve të koalicionit dhe të tjerëve në Kuvend. Këtë, Ymeri e mbështeti në faktin se Thaçi në raundin e parë të votimeve mori vetëm 50 vota.Sipas Ymerit, Thaçi president u zgjodh me bekimin e Vuçiqit përmes Listës Srpska.“Sot Kosova e ka në maje të shtetit një njeri, i cili nuk do ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha ai.Ndërsa, tha se ky fillim i kapjes së shtetit nuk do të kalojë. “Qyetatarët me protesta do të ngadhënjejnë kundër kësaj klike.”Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria Thaçi-Mustafa është e dështuar.“Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO”, tha ai.Tutje ai tha se shkelësit e Kushtetutës do të ndëshkohen nga qytetarët, derisa tha se kjo nuk është ngritje por barrikadim i tyre.“Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kap shtetin e Kosovës”, tha Haradinaj.Fatmir Limaj, lider i NISMË-s për Kosovën, tha se kolegët e tij deputetë kanë lëshuar një rast për të refuzuar kandidatin e propozuar nga koalicioni.“Ata iu nënshtruan presionit dhe kësaj elite politike. Jo vetëm që nuk u largu kriza, por nga sonte Kosova u zhyt edhe më shumë në krizë”, tha ai.Limaj tha se opozitado ta vazhdojë kauzën e saj për të rritur shpresat te qytetarët e Kosovës për ndryshim.“Mbi 70 për qind të qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me zhvillimet në Kuvend. Ishte një derë e vogël sa ishte institucioni i presidentes dhe një mundësi për të dalë nga kriza, por nga sot u përmbyll edhe kjo derë”, tha Limaj.