Tregtarët sërish në protestë, Veliaj: Distancohuni nga drejtorët e Saliut

Për të dytën herë brenda javës, bizesi i vogël ka protestuar para bashkisë së Tiranës kundër taksave të larta për hapësirën publike dhe tabelën reklamuese. Tregëtarët i kërkuan kryetarit të bashkisë Veliaj të tërhiqen nga kjo paketë fiskale në të kundërt reagimet e tyre do të përshkallëzohen.Protestuesit thonë: “E vetmja gjë është të dalë këtu dhe të na shpjegojë, ose nëse del për sy e faqe siç doli në fushatë më mirë të mos dalë. Ti vërë gishtin kokës. Ne këtë betejë do ta fitojmë sepse jemi në të drejtën tonë. Kryetari i bashkisë shprehu gadishmërinë për tu takuar me përfaqësues të biznesit por pa u tërhequr nga taksat e reja. Ai kërkoi distancim nga organizatorët e biznesit VIP të naftës së Berishës.Erion Veliaj:   Sapo kam komunikuar me disa prej tyre, me ata që besoj që janë tregtarë të vërtetë. Duke qenë se bashkia nuk merret me naftën, drejtorët e naftës së Saliut kanë trokitur në derën e gabuar. Bashkia i ka zeruar taksën e biznesit të vogël. Çfarë bën brenda lokalit të vet është zero taksa. Në momentin që del jashtë lokalit ke zënë hapësirën publike dhe kjo kushton. Ne kemi kërkuar që seicili për 1 metër katror të paguajë 50 lekë në ditë. Kam premtuar që do ua kthej mbrapsht qytetarëve hapësirën publike. I bëj thirrje tregtarëve të bëhen seriozë të distancohen nga bosat e naftës që po keqpërdoren Tirana do bëhet nuk merrem me histerinë do bëj histori në Tiranë"Veliaj tha se janë zeruar taksat e biznesit të vogël dhe se për hapësirën publike e tabelën elektronike paguajnë taksë ata që kanë xhiro të lartë.  /Oranews.tv/