Sektori minerar, Gjiknuri: Me rëndësi transparenca mbi pronarët e vërtetë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaron se ecuria e sektorit minerar është e lidhur ngushtë me transparencën  dhe zbardhjen e pronarëve të vërtetë.  Kreu i Energjisë dhe Industrisë  e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së mbajtur në konferencën dy ditore Globale të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, e cila u zhvillua në Lima të Perusë.Transparenca në industrinë nxjerrëse mund të arrihet vetëm me zbardhjen e pronarëve të vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore.Kështu deklaroi Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë konferencës dy ditore të mbajtur në Lima të Perusë për transparencën në industrinë nxjerrëse. Gjiknuri: Ka shumë arritje por ka ende shumë për të bërë. Kjo është një iniciativë shumë e mirë, pavarësisht se është një iniciativë e një grupi të vogël vendesh. Ne këtu bëmë diskutime se si do të rrisim transparencën, si të luftojmë korrupsionin. Transparenca është me shumë rëndësi për të kuptuar se kush janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore. A do të jemi ne në gjendje që përmes kësaj iniciative të vogël të bëhemi global, duke shtuar shtetet anëtare dhe të imponojmë transparencën se se cilët janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore.Ministri Gjiknuri deklaroi ndër të tjera se Shqipëria nga një vend problematik në këtë sektor, ka filluar të përmirësohet. Gjiknuri: Në 20 vitet e fundit ekonomia ka ndryshuar por ende industria nxjerrëse dhe industritë e lidhura me mineralet, naftën dhe gazin luajnë një rol të rëndësishëm për Shqipërinë. Transpareanca për mënyrën se si këto burime janë duke u përdorur bëhet shumë e rëndësishme.Gjiknuri kërkoi që nisma Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, të mund të zgjerohet duke përfshirë si aktorë kryesorë shtetet e mëdha me synim rritjen e transparencës.Shqipëria është deklaruar vend anëtar i Bordit Ndërkombëtar EITI në 2 Maj të  2013, çka e detyron vendin të ketë një proces efektiv për deklarimin vjetor dhe rakordimin e të gjitha të ardhurave që vinë nga sektori i industrisë nxjerrëse.