Anulohet vizita e Vuçiçit në veri të Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2016, 13:05
Është anuluar vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, e paraparë për të dielën.Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhënë shpjegime për arsyet e anulimit.Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se planet përgatitore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërprerë pas njoftimeve se vizata është anuluarNdërkohë mediat kosovare tregojnë se veriu i Mitrovicës, por edhe i Kosovës në përgjithësi, ishte zgjuar sot me billborde për mirëseardhjen e kryeministrit serb.