Rikonstruktohet kopshti i fëmijëve në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2016, 12:56
Fëmijët parashkollor të fshatit Ishull-Lezhë në Njesinë Administrative të Shëngjinit, janë akomoduar në ambiente tërësisht të reja.Rikonstruksioni i Kopshtit të fëmijëve u bë falë një investimi të akorduar nga Bashkia e Lezhës, që përfshiu ndërhyrje të plotë të godinës.Përfundimi i punimëve u inspektua nga Administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj.Tonin Uldedaj: Prioriteti numër një I joni janë fëmijët. Ky është vetëm fillimi I një pune të mirë që do të bëjmë për përmirësimin e ambienteve shkollore dhe parashkollore.Kopshti i fëmijëve në Ishull Lezhë për vite me radhë ka qenë i amortizuar plotësisht përshkak të mungeses së investimeve./Oranews.tv/