Dramë në Itali, shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe nënën e saj, më pas vetëvritet

Një dramë familjare është regjistruar një natë më parë në provincën e Rovigo në Itali.Një shqiptar 41 vjecar i njohur me emrin Rino Begu, pasi ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten e tij, ish vjehrrën e ka plagosur rëndë të dashurin e kësaj të fundit, është vetë vrarë.Viktimat janë Rosica Montana 31 vjec e Maria Askarova 51 vjec me nënshtetësi moldave. I dashuri i kësaj të fundit me kombësi uzbekistane është i plagosur rëndë e në gjëndje kome farmaceutike.Sipas Policisë italiane ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e ish vjehrrës së shqiptarit Rino Begu në komunën e Fenil del Turco në afërsi të qytetit të Rovigos.41 vjeçari shqiptar nuk pranonte fundin e martesës me Rosica Montana si dhe faktin se bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij te moshën 2 e 11 vjec.Pas grindjes së rradhës, Rino Begu ka qëlluar për vdekje me pistoletë të rëndë të tipit revolver fillimsht ish bashkëshorten e tij, më pas ka vrarë në oborrin e banesës ish vjehrrën e ka plagosur rëndë të dashurin e saj. Pasi është rikthyer pranë trupit të pajetë të ish gruas së tij , 41 vjecari shqiptar është vetëvrarë.Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tij e të ish kunatit 17 vjeçar.Pas ndarjes me bashkëshortin e saj moldavja Rosica Montana jetonte me dy fëmijët në banesën e nënës së saj pranë një qëndre strehimi qensh e njohur e zonës.Të pranishëm në vendngjarje dhe disa punonjës vullnetar të kësaj qëndre./Oranews.tv/