Vijon shembja e ndërtimeve te Stacioni i Trenit, banorët shqetësim për kompensimin
Vlera e shpronësimeve për efekt të zgjatimit të bulevardit të Tiranës ka lënë të pakënaqur disa familje që preken nga ky projekt të cilat kanë refuzuar ta tërheqin shumën me mendimin se qeveria do ta ndryshojë vlerën e cila është përcaktuar 3 vjet më parë në kohën e qeverisjes së demokratëve. Edhe qeveria e kryeministrit Edi Rama e la të pandryshuar vlerën e kompensimit për të cilën banorët thonë se është disa herë më e ulët se çmimi i referencës.Vlera e përcaktuar për kompensimin e familjeve që preken nga ndërtimi i bulevardit të Tiranës është disa fish më i vogël në krahasim me çmimin aktual të tregut.Shumë familje nuk kanë pranuar që të marrin kompesimin e përcaktuar nga qeveria në vitin 2013.Banorët pretendojnë se sipas çmimit të referencës banesat te Stacioni i Trenit aktualisht vlerësohen me 800 euro m2 katror, ndërsa sipas vendimit ata kompensohen me 170 euro m2.Kjo vlerë kompensimi i ka detyruar disa familje që të mos e terheqin kompesimin.Ndërkohë që përtej kësaj kategorie pa zgjidhje kanë mbetur edhe ata qytetarë që janë në proçes legalizimi pasi kompensimi do të bëhet vetëm kur të qartësohet statusi i tyre.Vlera totale e shpronësimeve për bulevardin e Tiranës është rreth 12.5 milion euro.I kontaktuar nga Ora News, kreu i Bashkisë shpjegon se disa familje nuk kanë pranuar që të dërgojnë llogaritë pranë Bashkisë me shpresën se do të rishikohet vlera dhe do të marin më shumë para.Ndërkohë që kjo mund të bëhet vetëm me vendim qeverie, ndërsa punimet duhet të vijojnë dhe nuk mund të ndalohen.Kreu i Bashkisë sqaron se shuma që i përket këtyre familjeve do të qëndrojë e ngrirë deri në momentin që ato te do të dërgojne numrin e llogarisë.