Fillojnë festimet me fishekzjarrë për zgjedhjen e Thaçit president
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 20:12
Sot gjatë gjithë ditës, pranë Kuvendit të Kosovës partitë opozitare kanë protestuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Por pas gjithë kësaj proteste e cila në orët e mbrëmjes eskaloi mes protestuesve dhe policisë, kryetari i partisë Demokratike në Kosovë, zëvendëskryeministri, dhe ministri i Punëve të Jashtme si dhe për shtatë vjet në krye të Qeverisë arriti të zgjedhet president i Kosovës.Pas tre raundesh për Thaçin votuan 71 deputetë, ndërsa 10 deputetë votat e tyre i bënë të pavlefshme.Pas zgjedhjes së tij për në krye të vendit, simpatizantët e PDK-së nëpër rrugët e kryeqytetit dhe nëpër qytetet tjera të Kosovës kanë filluar të festojnë. Menjëherë pas zgjedhjes së tij për president janë hedhur fishekzjarrë nga kuvendi si dhe nga zyrat e PDK-së në qendër të Prishtinës.Presidenti Hashim Thaçi pritet që të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, pas betimit në Kuvend, ndërsa pozitën e tij pritet që ta zë kryetari i Kuvendit të Kosovës të Kosovës Kadri Veseli. Presidentit Hashim Thaçi mandati do t’i zgjas për 5 vjetët e ardhshme.