25 vjetori i rrëzimit të bustit, Hoffmann: Politika duhet të bashkohej në shesh
Disa ditë pas 25 vjetorit të rrëzimit të Monunemtit të diktatorit Enver Hoxha, Ambasadori gjerman në Tiranë nuk fsheh zhgënjimin e tij për faktin që institucionet shtetërore nuk përkujtuan me një ceremoni të denjë për guximin e atyre që hapën dyert e lirisë. Presidenti Nishani në konferencën për 65 vjetorin e masakrës në Ambasadën sovjetike kritikoi ata që i cilësoi moralist të maskuar të diktaturës.Ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, ka shprehur zhgënjimin për organizimin e aktiviteteve në përkujtim të 25 vjetorit të rrëzimit të Monumentit të diktatorit, Enver Hoxha.Helmut Hoffmann: Unë në fakt kisha menduar që 35 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha të shtunën e shkuar do të kishte qënë një ditë gjatë së cilës kjo ngjarje merr rëndësi epokale për Shqipërinë do të përkujtohej në formën e një aktiviteti madhështor në shtetin Skënderbej.Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Në cilën ditë tjetër do të vlerësonte shteti më mirë guximin dhe gatishmërinë për tu vetësakrifikuar të të gjithë atyre shqiptarëve të cilët i hapën Shqipërisë portën drejt lirisë? Një dëshirë tjetër sigurisht do të kishte qënë që në një ditë të tillë e tërë Shqipëria do të bëhej bashkë me dinjitet dhe për një çast do të harronte dhe do të heshtnin të gjithë ato cic micet dhe gërrnjarjet e vogla politike.Në konferencën ndërkombëtare të organizuar në përkujtim të 65-vjetorit të masakrës në Ambasadën sovjetike Ambasori i OSBE, Florian Rauning, theksoi se kujtesa historike duhet të futet në kurrikulat shkollore.Florian Rauning: Të rinjtë shpesh ende nuk njohin as elementët bazë të regjimit komunist. Prandaj kemi mendimin se kurrikula arsimore duhet të rishikohet me kujdes përmes një proçesi gjithëpërfshirës.Presidenti Nishani kritikoi ata që i quajti moralistë të vonuar të diktaturës.Bujar Nishani: Harrimi, që sugjerojnë moralistët e vonuar apologjetë të maskuar të diktaturës, të cilët nga njëra anë predikojnë harrimin e krimeve, dhe nga ana tjetër paraqesin me një mijë mënyra një të kaluar si u intereson atyre, nëpër ekrane të caktuara, kujtime kriminelësh nëpër gazeta, harrim që kurrsesi nuk duhet injoruar dhe toleruar. JO, ne themi nuk harrojmë! Nuk mund të harrojmë.Nuk duhet të harrojmë! Nuk kemi arsye të harrojmë. Ambasadorët Hoffman dhe Rauning kërkuan që ligji për hapjen e dosjeve të garantojë transparencë.Florian Rauning: Prezenca e OSBE po jek këshillim dhe ekspertizë për nismat që nxisin hapjen e drejtë dhe transparente të dosjeve të ish-Sigurimit.Prej disa muajsh pritet që të nisë nga puna Komisioni për hapjen e dosjeve./Oranews.tv/