Biden u kërkon ndjesë meksikanëve për sulmet verbale të Trump
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u ka kërkuar ndjesë meksikanëve për sulmet verbale të kandidatit republikan Donald Trump gjatë fushatës presidenciale. Gjatë një konference për shtyp me presidentin Enrike Pena Nieto në Meksiko City, Biden nuk përmendi emrin e miliarderit amerikan , pavarësisht se dënoi deklaratat e tij ku i ka quajtur meksikanët trafikantë dorge, kriminelë dhe përdhunues.Ka qenë një retorikë e dëmshme dhe shumë e pasaktë, ndaj ndihem thuajse i detyruar të kërkoj falje për të gjitha ato që kanë thënë kolegët e mi.Zoti President ne jemi në fushatë elektorale dhe retorika e nxehtë që ju keni dëgjuar nga kandidatët nuk na përfaqëson ne apo popullin amerikan, deklaroi ai.Edhe Presidenti meksikan pena nieto reagoi për çështjen Trump, duke u shprehur se ndërtimi i murit me Meksikën do të izolonte Shtetet e Bashkuara. Kandidati republikan është zotuar se nëse vjen në pushtet do të dëbojë klandestinët dhe do të mbyllë hermetikisht kufirin me Meksikën.Binden ndodhet në amerikën latine për të udhëhequr delegacionin e SH.B.A. në samitin vjetor ekonomik SHBA-Meksikë. Ai siguroi Meksikën se SHBA do të vazhdojë të mbështesë vendin në luftën kundër trafikut të drogës./Oranews.tv/