Zhbogar: Shqetësohem për gjendjen politike në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 12:43
Kreu i Delegacionit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ai është duke u shqetësuar për vazhdimin e krizës politike në Kosovë.“Stabiliteti politik është një parakusht për zhvillim ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit si dhe zbatimin e reformave europiane dhe të MSA-së”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Ekspress"Ne besojmë se Kosova ka arritur në një fazë kur duhet të dëshmojë se është në gjendje të merren me çështje të saj. Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një mënyrë për tu ulur në tryezë dhe të angazhohen në një dialog politik në interes të popullit të Kosovës, e të përpiqen për të gjetur një mënyrë demokratike nga e cila do të lejojë që Kosova të ecë përpara ", ka shtuar Zhbogar.