Ministri Bushati në SHBA, i njeh kongresmenët më Reformën në Drejtësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan. Bushati ka njohur kongresmenët amerikan me reformën në sistemin e drejtëesisë, si një reformë me impakt të gjerë dhe në reformat e tjera në vend.Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme thuhet se Kongresmenët vlerësuan ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe impaktin e tyre në rrugëtimin euroatlantik të vendit. Ata çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s,  kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon.Duke u ndalur në bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, Ministri Bushati u shpreh se: “forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, konsolidon perspektivën e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për kryerjen e reformave kyçe në vend, si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit të mëtejshëm euroatlantik të vendit.Ministri Bushati zhvilloi takime të veçanta me senatorët Ron Johnson, Kryetar i nënkomisionit të Jashtëm dhe me Senatorin Chris Murphy.Në Departamentin Amerikan të Shtetit Ministri Bushati u takua me Amos Hochstein, i ngarkuar special dhe koordinator për çështjet ndërkombëtare të energjisë, me të cilin u diskutua mbi sigurinë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.