Mblidhet Njësia e Koordinimit të qeverisë, Shpëtim Idrizi nuk merr pjesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 11:09
Përfaqësues të qeverisë zhvilluan sot takimin e përjavëshëm të njësisë së koordinimit.Të pranishëm ishin kryeministri Rama, i shoqëruar nga Kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe deputetit Erjon Braçe.Nga ana tjetër aleati kryesor i qeverisë, Ilir Meta shoqërohej nga Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.Por burime pranë PDIU bëjnë të ditur se në njësinë e koordinimit nuk mori pjesë Shpëtim Idrizi. Mos shkuarja ne takimin e koalicionit lidhet me pakenaqesine ne zbatim e marrvëshjes per pushtet lokal dhe bashke qeverisje.Takimi i njësisë së koordinimit të qeverisë u zhvillua në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati rreth 60 minuta.
