Mbyllen portat e HEC-it te Ura e Kranesë, fermerëve i përmbyten të mbjellat

Fermerët e Mesopotamit  mëngjesin e sotëm kanë parë të mbjellat e tyre të përmbytura.Ngjarja ka ndodhur si pasojë e mbylljes së portave në hidrocentralin te Ura e Kranesë.Fermerët thonë se gjithë investimi i tyre është përmbytur së bashku me të mbjellat. Ata kërcënojnë se do të bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Sarandë në rast se nuk do të dëmshpërblehen për dëmin që u është shkaktuar.