Virozat, dyndje me komplikacione të rënda në Pediatrinë e Vlorës

Në urgjencën e pediatrisë së Vlorës, ka fluks të rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat. Mjekët thonë se deri në 20 raste në ditë janë hospitalizuar për shkak të komplikacioneve kryesisht në rrugët e frymëmarrjes.Virozat e stinës kanë sjellë fluks vizitash në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Vlorës. Të vegjlit e moshës 0-9 vjeç paraqiten me simptoma të infeksioneve në rrugët respiratore.Mjekja pediatre Majlinda Gjata Ferraj sqaron se shtrimet në ditë variojnë nga 15-20 raste, që paraqesin komplikacione të rënda.Majlinda Gjata Ferraj: “Janë kryesisht infeksione të traktit respirator duke filluar që nga hunda dhe deri te infeksione të mushkrive që janë pneumonia, asma bronkiale, bronkioliti. Ajo që doja të theksoja është se këtë periudhë kemi pasur shumë komplikacione të virozave të gripit. Janë ato që unë përmenda më sipër. Normalisht ato janë probleme. Janë raste që duhen trajtuar në spital.Fillojnë nga dhimbja e kokës, fillojnë nga temperature e lartë, dhimbja e fytit, e veshit, hundë të zëna, teshtima”.Mjekët pediatër këshillojnë nënat kryesisht për mënyrën e ushqimit, që të vegjlit të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të mbahen në ambient të pastër e të ngrohtë./Oranews.tv/