Debati i fundit i republikanëve, Cruz dhe Rubio sulmojnë ashpër Trump
Kandidatët republikanë për President Ted Cruz dhe Marco Rubio kanë sulmuar ashpër rivalin e tyre kryesor brenda partisë Donald Trump në debatin e fundit para zgjedhjeve paraprake të javës së ardhshme.Në qendër të debatit ishte çështja sensitive e emigracionit, shëndetësia dhe shpërndarja e votuesve latinë. Por ashtu siç edhe ndodh rëndom tashmë, debati degjenoi shpejt në akuza personale.Për më shumë se dy orë, Senatorët Marco Rubio dhe Ted Cruz kanë sulmuar miliarderin njujorkez, duke e kritikuar madje edhe punën e tij si sipërmarrës, Rubio, i cili u radhit i dyti në garën e fundit lëshoi një bredhësi akuzash nga Trump.Nëse nuk do të kishte trashëguar 200 milionë dollarë, e mendoni se cfarë mund të ishte bërë Donald Trump? Shitës orash në Manhatan, tha Rubio, duke kritikuar gjithashtu edhe sipërmarrjen online të arsimit të Trump dhe projektet e tij të ndërtimit.Nga ana tjetër Trump qëndroi më shumë në pozitat e mbrojtësit, duke u shprehur se ka punësuar mijëra njerëz. Manjati i pasurive të patundshme ka qenë jashtëzakonisht popullor pavarësisht komenteve të tij të ashpra në lidhje me emigrantët dhe komunitetin latin. Të martën e ardhshme, të cilën tashmë amerikanët e quajtë super e marta miliona votues në 11 shtete do të hedhin votat për kandidantin e tyre të prefereuar. Deri tani Trump ka 82 delegatë, Cruz 17 dhe Rubio ka 16.Për t'u bërë kandidati zyrtar për president i Partisë Republikane, nevojiten 1,237 delegatë. Në anën Demokratike, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders do të konkurrojnë për 1,004 delegatë. Deri më tani, zonja Clinton ka 505 delegatë dhe Z. Sanders ka 71. Secila palë do të njoftojë zyrtarisht kandidatin e saj presidencial në konventat e korrikut , katër muaj para zgjedhjeve presidenciale./Oranews.tv/