Albin Kurti: Shqiptarët nuk e duan Amerikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 13:32
Shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe as amerikanët. Ky është opinioni i Albin Kurtit, ish Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka shprehur gjatë një bisede me një grup simpatizantësh të mbledhur në tendat para godinës qeveritare në Prishtinë, protestë kjo e nisur prej disa ditësh.Për Albin Kurtin marrëdhenia e shqiptarëve me amerikanët nuk është dashuri apo afeksion ndaj vlerave të tyre, por më së shumti një marrëdhënie e ndërtuar mbi ankthin e braktisjes, ku shqiptarët i krahason më një fëmijë që humb në plazh.Grupi i protestuesve ndan mendime të ndryshme, ku disa prej tyre nuk janë kundër Amerikës apo amerikanëve, por ndaj atyre funksionarëve amerikane që vendosin për në vendin e tyre/Oranews.tv/