Arrestohet 50-vjeçari, u kap me armë, municione dhe tritol

Policia e e Elbasanit ka sekuestruar municione luftarake, tritol dhe një armë zjarri, ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e tyre."Mbi  bazën  e  informacioneve  të  marra  në rrugë operative,  Specialistët  e  Sektorit  Kundër   Narkotikëve  dhe  Trafiqeve,  në  Drejtorinë  Vendore   të  Policisë  Elbasan,   finalizuan   me  sukses    operacionin  e  koduar  “ARSENALI” Si  rezultat  i  këtij  operacioni,  u  bë  arrestimi  në  flagrancë i  shtetasit Ismail   Hyka,  50  vjeç, banues  në  fshatin Karakullak  Elbasan.", thuhet ne njoftimin e policisë50-vjeçari u  arrestua  nga   efektivat  e  policisë,  pasi   gjatë   kontrollit  të  ushtruar   në  banesën  e  tij,  u   gjetën  dhe  u  sekuestruan    në  cilësinë  e  provës  materiale:Një  armë  zjarri automatik  kallashnikov,500  copë  fishekë  pistolete,3000  copë  fishekë  automatiku,3  granata  dore  ofensive,20  granata  dore  difensive23  copë  ndezës  metalike,5  krëhëra   automatiku  kallashnikov,3  krëhëra  pushke,8  kallëpe  tritoli  TNT 200 gr,1  kapsolle plasëse  me  fitilMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Trafikimi  i  armëve  dhe  i  municionit”,   “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  e   armëve  luftarake  dhe  e  municionit” dhe  “Trafikimi  i  lëndëve  plasëse,  djegëse,  helmuese  dhe  radioaktive” parashikuar  nga  nenet  278/a,  278,   282/a   të   Kodit  Penal.92734734-8e32-4c15-adce-949ca37391c5 5f57701f-2d40-4fad-b70b-8751e4db6293 f0ee172e-334c-4c40-a71e-3caa3c5ee734 1b0ccddc-35af-4f90-b5ee-82fae93d1687