Ymeri: Thaçi dëshiron të bëhet sulltan i Kosovës

Në emër të Kreut të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë ka folur Visar Ymeri duke thënë se njeriu që sot pritet të votohet për president i ka sjellë Kosovës dhuratë “Zajednicën”.

Sipas tij Hashim Thaçi e ka filluar “Zajednicën” ndërsa këtë e ka kurorëzuar kryeministri aktual Isa Mustafa.Kandidati për president sipas Ymerit në njërën anë e ka nënshkruar një marrëveshje që Gjykata kushtetuese e ka shpallur antikushtetuese por edhe i ka falë toka Malit të Zi, tetë mijë hektarë së paku.Sipas Ymerit këtë e ka thënë edhe një deputet i LDK-së (Shpejtim Bulliqi) që sot nuk po merr pjesë në seancë.Ymeri madje ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa bekimin e Aleksandër Vuçiqit.Këtë e ka bazuar në atë se edhe deputetët e Listës Serbe po marrin pjesë në këtë seancë.Por edhe nëse Thaçi bëhet president, Ymeri tha se ai asnjëherë nuk do të jetë si i tillë.Ai ia ka përmendur shumë “dështime gjatë karrierës së tij. Madje Ymeri ka thënë se Thaçi po do të bëhet sulltan i Kosovës, ndërkohë që ka ftuar të gjithë qytetarët që të protestojnë kundër Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës./KosovaPress/