Irani zhvillon zgjedhjet e para pas marrëveshjes nukleare

Në Iran po zhvillohen zgjedhjet e para pas marrëveshjes nukleare që u nënshkrua vitin e shkuar. Këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse republika islamike do të vijojë rrugën drejt daljes nga izolimi diplomatik dhe ekonomik i viteve të fundit. Në garë janë partia e presidentit aktual Hassan Ruhani, i cili ishte një ndër mbështetësit kryesor të marrëveshjes nukleare dhe konservatorët që kundërshtojnë me forcë çdo akord me fuqitë perëndimore.Votat e qytetarëve Iranianë do të përcaktojnë se kush parti do të kontrollojë parlamentin , por më kryesorja do të vendoset se cili krah do të marrë kontrollin e Asamblesë së ekspertëve, që është edhe organi i cili përzgjedh figurën më të fuqishme në republikën islamike, udhëheqësin suprem.Në mandatin e ardhshëm Asambleja e ekspertëve pritet të vendosë pasuesin e Ayatollah Al Khamanei. Nëse kjo ndodh atëherë vendimi i tyre mund të ndryshojë të ardhmen e Iranit.Rezultati përfundimtar është vështirë të parashikohet. Partia e Presidentit Ruhani gëzon mbështetjen në zonat më të emancipuara si Teherani, ndërsa konservatorët kanë siguruar gjithnjë votat e zonave rurale dhe qyteteve të vogla. Megjithatë pavarësisht rezultatit , një pjesë e mirë e politikave të Iranit kontrollohet nga konservatorët të cilët kanë në duar Këshillin mbrojtës.12 anëtarët e këtij këshilli janë ata që miratojnë ligjet dhe vendosin firmën përfundmitare në lidhje me kandidatët zgjedhor.Ndikimi i tyre u pa edhe këtë herë, kur shumë kandidatë të cilësuar si të moderuar nuk morën aprovimin e Këshillit Mbrojtës për të qënë pjesë e votimeve./Oranews.tv/