Disa deputetë të LDK-së nuk e mbështesin kandidaturën e Thaçit për President

Dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e Doruntinë Maloku janë deklaruar publikisht se do të votojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.Por, megjithatë, këta deputetë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në seancë. Përderisa në sallë nuk janë fare të pranishëm të paktën tre deputetë të LDK-së, Anton Çuni, Vjosa Osmani eAdem Salihaj.Paraprakisht, kundër kandidaturës së Hashim Thaçit ishte deklaruar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi, i cili është parë të jetë i pranishëm në sallë.Sidoqoftë, Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm për vazhdimin e punimeve.