Makina përplas për vdekje një kalimtar në rrugën Lezhë-Laç
Një person ka gjetur vdekjen, pasi u përplas nga një automjet në supërstraden Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së premtes, në afërsi të ures së Milotit, ndërsa personi i cili mbeti i vdekur ende nuk është identifikuar nga policia.Ai ka qenë duke lëvizur në anë të superstrades, kur është përplasur nga mjeti tip “Golf”, me targë AA 587 BC, që drejtohej nga 24-vjeçari Albert Preçi i cili është arrestuar menjëherë nga policia.Nga të dhënat e para të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë, pasi drejtuesi i mjetit nuk e ka parë viktimen duke sjellë përplasjen e tij.Policia dyshon se ai mund të jetë ndonjë endacak, pasi nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi me vete.[caption id="attachment_686076" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina qe drejtohej nga Albert Preçi[/caption]/Oranews.tv/