Nis dita e dytë e samitit BE - Britani

Ka nisur në orën dhjetë dita e dytë e samitit mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, në të cilin po diskutohen kërkesat e Cameron drejtuar krerëve europianë , plotësimi i të cilave do të bënte që Britania të qëndronte në union dhe refuzimi i tyre do të  çojë Britaninë në referendum mbi qëndrimin ose jo të vendit në Bashkimin Europian.Para nisjes së negociatave, kreu britanik Cameron tha se gjatë bisedimeve të djeshme që zgjatën deri në orën 5:30 të ditës së sotme pati një lloj progresi, por sërish ka shumë punë për tu bërë deri në arritjen e marrëveshjes. Të njëjtën deklaratë bëri edhe presidenti i Këshillit  të Europës Donal Tusk, i cili la të kuptohet se hendeku është i thellë. Pas mesdite palët do të kenë një drekë pune, në të cilën shpresohet edhe arritja e paktit të shumë debatuar.Negociatat e djeshme edhe pse zgjatën gjatë gjithë natës nuk prodhuan asgjë, teksa sot pritet që Cameron të kërkojë të sigurojë marrëveshjen që ai ka propozuar  ose në të kundërt  ai do të thërasë popullin e tij në referendum. Kancelarja gjermane, Angela Merkel  deklaroi se marrëveshja duket qartë që nuk është e lehtë, por është e rëndësishme që palët kanë vullnetin e nevojshëm.