Merkel: Qëndrimi i Britanisë në BE, në interes të Gjermanisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është në interesin e vendit të saj që Britania të qëndrojë në Bashkimin Europian.Zonja Merkel i tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se shumë nga propozimet e kryeministrit britanik David Cameron për reformat e BE-së janë “të justifikueshme dhe të nevojshme”.Në një takim të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutohet lidhur me propozimet e Britanisë dhe kundërpropozimet e Bashkimit Europian, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për ta mbajtur Britaninë në grupin prej 28 vendesh.Zonja Merkel foli me tone pozitive për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i kënaqte të dyja palët.Udhëheqës të tjerë të BE-së shprehën dje përkushtimin e tyre për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në bllok.Partia Konservatore e zotit Cameron është zotuar të mbajë një referendum kombëtar deri në fund të vitit 2017, lidhur me vazhdimin e qëndrimit të vendit ai anëtar i Bashkimit Europian.