Shpërthimi në Ankara, Ministria e Mbrojtjes: Studentët shqiptarë shëndosh e mirë

Ministria e Mbrojtjes njofton se nga shpërthimi në Ankara fatmirësisht nuk ka asnjë student shqiptar të plagosur.Në një komunikatë të shkurtër për mediat, MM thotë se “menjëherë pas ngjarjes, Ministria e Mbrojtjes komunikoi me atasheun ushtarak në Turqi, i cili konfirmoi se të gjithe studentët shqiptarë në shkollat ushtarake në Ankara janë shëndoshë e mirë”.Aktualisht ne Turqi ndjekin studimet në nivele të ndryshme 71 studentë.Ndërkohë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi.bushatiDeri tani nga shpërthimi terrorist në kryeqytetin turk raportohen 28 persona të vdekur dhe 61 persona të plagosur, ndërsa bilanci po rritet orë pas ore.