"Pirja e duhanit vret më shumë njerëz se Obama"

Pirja e duhanit vret më shumë se Obama, mbishkrim i një posteri të shfaqur në Moskë, në të cilin ndodhet edhe një foto e Presidentit amerikan duke pirë cigare , po bën xhiron e botës. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Barak Obama dënohet në mënyra të ndryshme si vrasës masiv.Dmitry Gudkov, i vetmi deputet liberal i opozitës në parlamentin rus postoi në Facebook foton e posterit të madh tëvendosur në një stacion autobusi në rrugët e Moskës, mbi të cilin shkruhej “Mos pini duhan, mos u bëni si Obama. Gudkov e quan të turpshëm dhe të neveritshëm publikimin e një posteri të tillë në rrugët e kryeqytetit rus, teksa komentet janë të ndryshme, positive dhe negative, kurse numri i pëlqimeve ka shkuar në 1300.Në një prononcim për The Guardian, Gudkov tha se së shpjeti në Rusi fëmijët do të frikësohen me Obamën dhe jo më me Baba Yaga, magjistaren e famshme të tregimeve popullore ruse. Posteri nuk ka as emer dhe as autor, kurse Bashkia e Moskës refuzon ta komentojë. Edhe javën e kaluar u publikua një video e studentëve rusë të cilët deklaruan se Obama duhet të dënohet për mijëra jetë të humbura.Kurse gjatë muajit janar , baneri elektoral i Obamës në 2008 ishte varur në murin e ambasadës amerikane ku fjala shpresë ishte zëvendësuar me vrasës . 2016 në Moskë ka shënuar një fushatë të ashpër Anti Obama.553534 /Oranews.tv/