Rekrutimet, kërkohen 5500 punonjës profesionistë në Shqipëri dhe jashtë saj

Mungesa e profesionalizmit vijon të mbetet arsyeja kryesore e papunësisë dhe eksperinenca ndërkombëtare shihen një mundësi për të përmirësuar tregun e punës në vendin tonë.Disa kompani të huaja kanë zhvilluar fazën e dytë të rekrutimit pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.Klosi: Është momenti që të të gjithë të shikojmë me shumë vëmendje shërbimin profesional, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në tregun shqiptar të punës.Shërbimi Kombëtar i Punësimit  ka publikuar 5500 vende të lira pune ku mbi 2200 janë ekzistente në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në Dubai, Gjermani dhe Danimarkë.Në varësi të pozicioneve të punës, aplikuesit shqiptarë nuk duhet të kryejnë ndonjë kualifikim ekstra, ndërsa njohja e gjuhes së huaj, kryesisht anglishtja mbetet kriter kryesor.