Identifikohet vrasësi i Denis Kasaj, arrestohet dhe një bashkëpunëtor
Arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasaj në Fier në janar të këtij viti. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të ekzekutimit mafioz të Kasaj dhe plagosjes së dy miqve të tij.Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar si bashkëpunëtor i vrasësit të Denis Kasaj, ngjarje kjo e ndodhur me 8 janar të këtij viti.Në pranga ka përfunduar Ylli Nazëraj, 45 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh. Ndalimi i tij u bë si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" .Po kështu policia ka shpallur në kërkim shtetasin E.B pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg”, si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje te armëve luftarake”.Në atentatin mafioz në Fier mbeti i vrarë Denis Kasaj, ndërsa u plagosën dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar Ilir Memushaj dhe ish-agjentin e SHISH Florian Bushin, të cilët ndodhen në arrest me burg.[caption id="attachment_679830" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bashkëpunëtori i vrasjes së Denis Kasaj duke u shoqëruar nga policia[/caption][caption id="attachment_652613" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Denis Kasaj dhe vendi ku u vra[/caption]Njoftimi i policisë