Edhe Papa Franceskut i humb durimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2016, 19:40
Papa Francesku zakonisht është i qetë dhe mjaft i dashur me admiruesit e tij por dhe durimi ka një kufi.Gjatë vizitës në Meksikë teksa po përshëndeste admiruesit e tij të cilët ishin në stadium, një adhurues e tërheq aq shumë pas vetes sa Papa gati sa nuk bie mbi një djalë i cili është i ulur në një karrige me rrota.Videoja e pubikuar në youtube tregon momentin kur njerëzit e sigurisë ndihmojnë Papën të mos rrëzohet.Në moment Papa ngryset në fytyrë dhe duke ngritur zërin i flet adhuruesit të tij në spanjisht “Mos u bëj egoist”. Nuk dihet nëse personi që tërhoqi Papën ishte burrë apo grua/Oranews.tv/