Muxhahedinët në Shqipëri, Sevim Arbana: Asnjë rrezik nuk vjen nga strehimi i tyre
Ka shkuar në 1000 numri i muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e ndërsa pritet që të mbërrijnë edhe 2000 të tjerë. Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana, e cila i njeh nga afër aktivitetin e muxhahedinëve hedh poshtë aludimet për ndonjë rrezik që mund mund ti kanoset Shqipërisë nga strehimi i tyre.Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë thuhet në nje komunikim të Departamentit të Lartë të Shtetit.Po kush jane muxhahedinët dhe cili është qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri?Aktivistja për të drejtat e grave, Sevim Arbana, merr pjesë në një takim ndërkombëtar të përvitshëm që mbahet në Paris për muxhahedinët dhe tregon për Ora Neës arsyet e strehimit të tyre në Shqipëri.Arbana: Jetojnë në emigracion rreth 3 milion iranianë. Nga një Iran shumë modern deri në vitet ’70, sot femrat iraniane janë nga më të shtypurat, ato nuk kanë të drejtën e votës, të drejtën e fjalës, të drejtën e pronës. Barazia gjinore nuk ekziston, ndërkohë regjimi i Iranit që është sot është shumë agresiv. Vrasjet që i bën opozitës janë shumë të tmerrshme.Ato që kanë mundur janë larguar nga Irani dhe Iraku dhe mbahen nëpër botë, pjesa tjetër janë atje dhe një pjesë nga ato eksportohen në vende të ndryshme. Këta ishin muxhahedinët e parë që erdhën në Shqipëri, nga gushti 2013 deri më sot janë 1000.Po çfarë përfaqëson ky takim dhe cili është roli i Shqipërisë aty?Arbana: Qëllimi është lobim dhe ndërgjegjësim për të drejtat e Iranit, për Shqipërinë ata kanë një çikë më debolesë se në gjithë vendet e tjera për vetë faktin se atyre u duket sikur u kemi hapur dyert dhe i kemi mirëpritur. Ky është një fakt, që ne i kemi mirëpritur. Ata e identifikojnë popullin shqiptar si një popull vëlla dhe janë shumë mirënjohës.Disa i kane quajtur pjesë të organizatave të ndryshme terroriste, madje shume prej tyre i tremben faktit të vendosjes së tyre në Shqipëri, por Sevim Arbana si njohëse e tyre i hedh poshtë këto aludime.Arbana: Kur thua muxhahedinë mendon një njeri që do të sjellë vetëm të këqia, nuk është e vërtetë. Partia e Popullit të muxhahedinëve nuk është lëvizje terroriste, kjo është më e rëndësishmja. Pastaj pjesa tjetër si veshja e tyre, këto janë pjesë e kulturës.E pyetur sesi jetojnë muxhahedinët dhe a jane integruar ata në shoqëri, aktivistja shprehet:Arbana: Ka shumë pengesa, pengesa e parë është gjuha. Kanë blerë apartamente me kredira, edhe Ministria e Shëndetësisë i ka ndihmuar shumë. Këta njerëz kanë ardhur nga kampi i lirisë së Irakut, janë pothuajse të sëmurë. Nuk ka fëmijë, janë gra dhe burra.Por sa do munden të integrohen në jetën civile këta ish-luftëtarë dhe cila është e qëndrimit të tyre në Shqipëri, kjo do të varet nga politikat e shtetit shqiptar dhe raportet e Qeverisë shqiptare me atë të Iranit.